Lautaro, Osimhen e Leao, PSG-ja “për gjah” në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2024 | 11:59

Lautaro, Osimhen e Leao, PSG-ja “për gjah” në Serinë A

Parashikohet një verë e nxehtë në merkato. Lëvizja e Kilië Mbapesë drejt Realit detyron PSG-në të gjejë një zëvendës në lartësinë e duhur.

lautaro leao osimhen

Që tani kanë filluar të dalin emrat e parë. Rafael Leao për nga karakteristikat ngjason me yllin e Francës sepse është i shpejtë dhe driblon. Klauzola e portugezit prek 175 milionë eurot, por kjo nuk i tremb sheikët të cilët duan vetëm të bëjnë zgjedhjen e duhur.

Pikërisht për këtë motiv, në listën dëshirave është edhe Viktor Osimhen. Sulmuesi i Napolit do të largohet në verë për 130 milionë euro e nëse nuk përfundon në Angli, të gjithë gjasat janë që ta shohim pas një viti nën hijen e kullës Eifel.

Pasuesi i fundit për Mbapenë, por jo nga rëndësia, është Lautaro Martinez. Kapiteni i Interit betohet për besnikëri, por milionat mund t’i ndryshojnë mendim edhe atij siç ndodhte me Ikardin jo më larg se disa vite më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"