Lautaro më i miri, zikaltërit shkëlqejnë. Ja notat që janë vlerësuar lojtarët e Interit pas duelit me Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 11:30

Lautaro më i miri, zikaltërit shkëlqejnë. Ja notat që janë vlerësuar lojtarët e Interit pas duelit me Milanin

Interi arriti një fitore të rëndësishme përballë Milanit në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve dhe kështu do të shkojë në finalen e Stambollit. “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj notat dhe vlerësimet e lojtarëve zikaltër për këtë takim.

interi

ONANA 6 – Në thelb, Milani nuk i krijoi kurrë probleme të mëdha.

DARMIAN 6 – Vetëm prezenca e Leaos ia vështirëson pak gjërat. Por përveç ndonjë një stonimi të vogël, portugezi nuk e ngacmoi dhe mbrojtësit i mjaftoi që të bënte me kujdes detyrat e tij.

AÇERBI 7 – Dominues në prapavijë, ku komandoi repartin dhe largoi çdo top me kokë. Ironike që i rritur si kuqezi dhe me idhull Nestën, do të kishte ëndërruar të shihte Milanin në Stamboll, por në 10 qershor do të jetë ai protagonist.

BASTONI 6,5 – Nëse Leao nuk ndezi, nuk e bëri as Mesias, i cili u kontrollua gjithnjë nga Bastoni, i cili thjesht nuk gaboi asnjë ndërhyrje.

DUMFRIS 6 – Nuk pa shumë përpara si në ndeshjen e parë, edhe sepse këtë herë duhet të mbante një sy nga Leao. Por luan një ndeshje të kujdesshme, veçanërisht në fazën mbrojtëse.

BARELA 7 – Dirigjenti i Interit fluturon në Stamboll. Vendimtar teknikisht, por edhe njeriu me një mushkri më shumë, i cili me energjinë e tij tregoi edhe njëherë se sa vlen (Nga 84’ GALJARDINI – pa notë).

ÇALHANOGLU 7 – I çmuar! Madje, i rrallë. Sepse në mesfushë është i shkëlqyer në dy role, si regjisor, derisa luajti Mikhitarian dhe pastaj i spostuar në krah, ku duhet të vrapojë pak më shumë përpara dhe pas.

MIKHITARIAN 6,5 – Për një pjesë derdh gjithë inteligjencën që duhet në këtë ndeshje. Pastaj dëmtohet. Por në stol ka një zgjidhje që i afrohet këtij niveli (Nga 43’ BROZOVIÇ 6,5 – Luan me rregull, pa e ekzagjeruar, pikërisht ajo që i duhej Interit në atë moment).

DIMARKO 6 – Këtë herë nuk përsëriti ndeshjen e vajtjes. Por gjithnjë kreu me përpikëri detyrat e tij (Nga 66’ GOSENS 6 – Ndeshje e kënaqshme për Interin që më pas gjen golin dhe nuk ka nevojë për shtytjen e tij).

MARTINEZ 7,5 – Shpërthen pjesën interiste të stadiumit me një gol që vlen sa një çlirim, vulosjen e kualifikimit (Nga 84’ KORREA – pa notë).

XHEKO 7 – Edhe mbrëmë një ndeshje me inteligjencë superiore për një sulmues, i cili në 15 vitet e fundit ka rafinuar teknikën, lëvizjen dhe fizikun në shërbim të grupit. Sepse një sulmues nuk matet vetëm me golat (nga 66’ LUKAKU 7 – Aktivizimi i tij shton oksigjenin për repartin. Nga këmbët e tij lind edhe goli i Lautaros).

TRAJNERI INZAGI 8 – Nga tema e shkarkimit tek udhëtimi në Stamboll. Ato 11 humbje për një skuadër që shkon në finalen e Champions-it treguan se ishin sinqerisht një anomali. Por ka një “por”. Interi i këtij sezoni nuk ka gabuar kurrë në ndeshjet kyçe, nga ato me Barçën në grup, te Juvja në Kupën e Italisë. Nga ajo me Napolin pas Botërorit te të gjitha ndeshjet vendimtare në Champions: Porto, Benfika, Milan. T’i hiqet kapela, nuk ka asgjë më shumë për të thënë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"