Lautaro i paprekshëm, ja plani i Interit për të “pushtuar” Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 9:55

Lautaro i paprekshëm, ja plani i Interit për të “pushtuar” Europën

12 pikë diferencë me Juventusin. 12 ditë mungojnë për udhëtimin në Spanjë për ndeshjen e kthimit kundër Atletikos së Madridit.

inter

Një numër që, nga cilado anë të shohësh të sjell mendimet për botën zikaltër drejt sfidës në “Metropolitano”, e programuar për 13 marsin. Seria A nuk është diçka e përfunduar, por distanca e madhe me ndjekësit e lejon trajnerin Inzagi që t’i përqendrojë të gjitha energjitë në duelin ndaj “Los Kolçoneros”. Një sfidë që pritet delikate pavarësisht fitoresh 1-0 në ndeshjen e parë. Ndeshja e kthimit mund të rezultojë një pikë e rëndësishme për ëndrrën Europiane.

DISTANCA

Përpara ndeshjes së dytë kundër Simeones janë 2 sfida në kampionat me rivalë që mbajnë ngjyrat kuqeblu: Xhenoa në San Siro më 4 mars dhe Bolonja në “Dal Ara”, të shtunën më 9 mars në 18:00. Një impenjim dysh, ku trajneri Inzagi do të gjejë formulën e duhur për të vazhduar këtë avantazh në krye, në të njëjtën kohë për të menaxhuar energjitë duke llogaritur edhe lojtarët që kanë dëmtime dhe shqetësime. Por ndoshta një ndihmë mund të vijë edhe ndeshjet direkte. Juventusi do të luajë ndaj Napolit dhe pastaj me Atalantën, ndërkohë që Milani (-16) luajti ndaj Lacios dhe do të ketë duelin në Europë. Interi mund të ketë një qasje të qetë për sfidat e ardhshme. Bolonja është ajo që e bezdis më shumë në letër, pasi është një rivali në formë.

RROTACION

Kundër Xhenoas do të ketë disa mungesa. Çalhanoglu dhe Fratezi mund të mos jenë gati për Xhenoan, por për duelin kundër Tiago Motës. Bastoni është i skualifikuar, ndërsa Açerbi dhe Turam do të rikthehen në grumbullim. Duhet kujdes për menaxhimin e tyre. Në mbrojtje do të luajnë De Vraj dhe Karlos Augusto, por edhe Asllani me Sançezin dhe Dumfrisin. Turam dhe Açerbi mund të marrin minuta për të ndezur motorët. Por ajo që ngroh trajnerin është linja e dytë. Lojtarët e ardhur nga stoli kanë bërë mirë në çdo moment. Një diskutim që nuk vlen për Lautaro Martinezin. “Demi” është i uritur për gola dhe rekorde. Më shumë gola në një sezon (36) është një rekord jo i pamundur. Por edhe ai duhet menaxhuar, ndoshta duke u zëvendësuar gjatë ndeshjeve. Spritnti në kampionat ka ndryshuar edhe objektivat. Tani ylli i dytë duket më afër, pse të mos tentojnë hënën…

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"