Laporta, peticion informal Ksavit: Qëndro edhe një vit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 22:54

Laporta, peticion informal Ksavit: Qëndro edhe një vit

Barcelona është në proces kërkimi për një trajner të ri për stolin duke nisur nga 1 korriku i këtij viti. Disa javë më parë, trajneri në detyrë, Ksavi Hernandez njoftoi se do të largohej më 30 qershor dhe që nga ajo kohë, përpjekjet janë drejtuar për të gjetur një zëvendësues të besueshëm, i cili mund të vazhdojë punën e nisur nga trajneri aktual dhe ekipi i tij.

KSAVI LAPORTA

Realiteti është se detyra e Dekos nuk është e lehtë edhe për një fakt të thjeshtë: në klub ka nga ata që ende nuk e kanë hedhur poshtë vetë Ksavin. Presidenti Joan Laporta, me të cilin Ksavi ka një marrëdhënie të shkëlqyer, të ngushtë dhe miqësore, i ka përcjellë atij jo formalisht, por edhe sinqerisht dhe me vendosmëri, mundësinë që ai të përmbushë kontratën që ka ende në fuqi me Barcelonën dhe që zgjat deri në vitin 2025.

Laporta e ka bërë një gjë të tillë në më shumë se një rast dhe në fakt nuk ka qenë i vetmi. Zëvendës presidenti sportiv, Rafa Juste, i ka shprehur personalisht edhe trajnerit Blaugrana përshtatshmërinë e tij në projekt.

Natyrisht, jo të gjithë në menaxhimin e lartë të Barcelonës mendojnë në të njëjtën mënyrë, por nëse Ksavi vendos të ndryshojë mendje dhe të vazhdojë, dyert do të ishin të hapura për ta bërë këtë, sepse si Joan Laporta, president dhe Rafa Juste, zëvendës president sportiv, do të ishin të kënaqur. Dhe kjo ndodh për disa arsye: drejtuesit janë të kënaqur me punën që ka bërë dhe vazhdon të bëjë në krye të ekipit të parë.

Ata e dinë, sepse ky është dhe mendimi i lojtarëve, se ata i janë kushtuar atij dhe se së bashku kanë ditur të formojnë një ekip, duke u izoluar nga zhurmat e jashtme, por edhe zhurmat e brendshme. Përveç kësaj, ai e njeh mirë shtëpinë dhe vështirësitë që po kalon subjekti në planin ekonomik, çka është një frenim për projektin sportiv.

Ka dhe një arsye tjetër që favorizon qëndrimin e Ksavit. Barça po has vështirësi në gjetjen e një tekniku. Edhe pse alternativat nuk mungojnë, kur vjen puna te presioni i trofeve që i vendos Laporta ata gjenden në një situatë shumë komplekse siç ka ndodhur me Ksavin. Përtej përpjekjeve të deritanishme të bëra nga Laporta për të bindur Ksavin të qëndrojë përtej këtij sezoni, momentalisht trajneri është i vendosur për të mos u tërhequr nga vendimi i tij dhe ka refuzuar t’i kthejë Laportës një “po”.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"