Ndërpritet ndeshja e Ligës së Konferencës, ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 20:26

Ndërpritet ndeshja e Ligës së Konferencës, ja arsyeja

Reshjet e botës kanë qenë intensive ditën e sotme në Finlandë, teksa në minutën e 74-t, është ndërprerë dueli mes HJK Helsinkit dhe Aberdinit, të vlefshëm për grupet e Ligës së Konferencës. 

BORA FINLANDE

Të dy skuadrat kanë lënë fushën, duke i lënë vendin makinave të pastrimit të dëborës, pasi fusha nuk ishte në gjendje optimale për të vijuar loja.  

Si të mos mjaftonte kjo, shqetësime ka pasur edhe portieri kundërshtar, i cili vazhdimisht ngacmohej me topa bore nga tifozët e HJK-së. Ndeshja vazhdon e ndërprerë prej minutës së 74-t, teksa pritet të rifillojë pas normalizimit të situatës. Kujtojmë që deri në këtë minutë, rezultati ishte 2-2.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"