Lajme të mira për Vllazninë, dy sulmuesit e kuqebluve të gatshëm për ndeshjen e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2023 | 23:38

Lajme të mira për Vllazninë, dy sulmuesit e kuqebluve të gatshëm për ndeshjen e radhës

Sulmuesi Bekim Balaj është i gatshëm për trajnerin Sedloski. Ai e nisi nga stoli ndeshjen ndaj Egnatias për Kupë, por u aktivizua në fund pasi rezultati shkoi 1-0 për rrogozhinasit.

balaj

Për shkak dëmtimi, shtatlarti i sulmit shkodran nuk ka qenë në një gjendje të mirë fizike, por tashmë do të jetë gati për Teutën.

Ndërkohë, edhe sulmuesi kroat, Ante Aralica, është rikthyer në gjendjen më të mirë dhe gjasat janë që ndaj Teutës të marrë më shumë minuta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"