Lajme të mira për Tiranën, rikthehen dy titullarë për sfidën kundër Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2023 | 8:50

Lajme të mira për Tiranën, rikthehen dy titullarë për sfidën kundër Kukësit

Nga dje Tirana është më e plotë. Me skuadrën janë bashkuar dyshja Doka-Deliu që munguan në sfidën e fundit ndaj Skënderbeut për arsye kartonësh. Ahmataj ka më shumë mundësi për të zgjedhur, ndonëse në çdo ndeshje ka pasur mungesa të mëdha lojtarësh, që kanë kushtëzuar zgjedhjet e trajnerëve që kanë drejtuar dhe drejtojnë ekipin.

tirana

Kujtojmë që bardheblutë kanë ndryshuar rrënjësisht drejtimin e skuadrës prej 6 javësh në Superiore, pasi tani është në krye Julian Ahmataj. Gjithsesi, dy lojtarë rrezikojnë të humbasin sfidën me Erzenin. Ata janë Jonuzi dhe Hila. Dy lojtarët kanë nga tre kartonë dhe nëse ndëshkohen edhe me një karton tjetër humbasin sfidën me shijakasit.

Me këtë gjendje, në fushë do të kthehet formacioni tip, ndërsa nga ana tjetër Lushkja do të ulet me shumë mundësi në stol dhe Abazaj do të marrë vendin e tij në krahun e majtë. Tirana tani që flasim ka të dëmtuar Abdullahun, Latifin, Selmanin, Patrikun, por mbetet për t’u parë se cili prej tyre mund të riaftësohet në një ardhme të afërt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"