Lajme të këqija për Tiranën, sulmuesi i sapokthyer rrezikon tre muaj jashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 8:50

Lajme të këqija për Tiranën, sulmuesi i sapokthyer rrezikon tre muaj jashtë

Sulmuesi Patrik, i cili ishte gati për t’u rikthy er në fushën e lojës si titullar, por tani rrezikon të mos luajë edhe për 2-3 muaj të tjerë. Paraprakisht nga ana e stafit mjekësor dyshohet për një ligament. Një dëmtim që mund ta lërë sërish lojtarin jashtë fushe dhe ndoshta duke u operuar sërish. Gjithsesi, ende nuk ka një vendim zyrtar. Gjatë kësaj jave për lojtarin do të bëjë disa ekzaminime për të parë gjendjen e tij. Shpresohet shumë që alarmi të jetë fals, në të kundërt, Patrik kthehet në shkurt.

PATRIK1

TERSI – Për brazilianin Patrik 2023-shi ka qenë ters. Në derbin e marsit lojtari u dëmtua dhe duhej të operohej në gju. Edhe pse në fillim u mendua një dëmtim në kavilje, gjërat shkuan shumë keq. Futbollisti kishte krocat dhe duhej të operohej. Masa muskulore e pazhvilluar ka bërë që lojtari të dëmtohej rëndë.

KTHIMI – Patrik Robson u kthye në fushë gjatë sfidës me Kukësin, dhe ishte lojtari që ndryshoi lojën e Tiranës. Në dy raste ai dha asistet e golit, duke ndryshuar fatet e lojës. Dhe të thuash që nuk luante një ndeshje që prej sezonit të shkuar. Pikërisht në derbin me Partizanin në 6 marsin e shkuar. Sërish këtë herë para sfidës me Partizanin ndjeu shqetësime, ndonëse qëndroi tetë muaj jashtë fushave të lojës.

DËMTIMET – Te Tirana ka qenë një epidemi e vërtetë dëmtimesh që nisi prej verës. Në fillim u dëmtua Selmani që kthehet në fushë gjatë janar-shkurtit. Më pas me radhë Lulaj, Najdovski, Abdullahu, Latifi, për të mos llogaritur shqetësime të vogla të lojtarëve që kanë humbur 1 apo dy takime.

KTHIMET – Tirana do të ketë një mungesë të rëndësishme për sfidën me Laçin. Florian Përgjoni mori kartonin e katërt ndaj Partizanit dhe nuk do të jetë në sfidën ndaj kurbinasve. Lojtari ishte një nga tre futbollistët që kishin tre kartonë të verdhë. Dy lojtarë të tjerë që janë me nga tre kartonë janë Jonuzi dhe Hila.

Ky i fundit i pezulluar, ndërsa Jonuzi ka qëndruar në stol takimet e fundit. Nga ana tjetër, Tirana ka probleme me dëmtimet, pasi Patrik dhe Selmani nuk luajnë sepse kanë shqetësime, ndërsa Lulaj është pothuajse gati për të qenë titullar në sfidën e radhës në kampionat.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"