Lajme të këqija për Skënderbeun, ja sa pritet të mungojë sulmuesi nigerian pas dëmtimit të marrë kundër Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 16:14

Lajme të këqija për Skënderbeun, ja sa pritet të mungojë sulmuesi nigerian pas dëmtimit të marrë kundër Dinamos

Lajm i keq për Skënderbeun para ndeshjes kundër Partizanit, që do të luhet të dielën në orën 17:00 në stadiumin e Korçës.

Frenklin

“Panorama Sport” mëson se sulmuesi nigerian, Frenklin Ahanonu, i cili është edhe golashënuesi më i mirë i ekipit me 7 gola, do të qëndrojë rreth 3 javë jashtë fushave për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Dinamos.

Frenklin la para kohe lojën për shkak të një tërheqjeje muskulore, e cila kërkon kohë deri në riaftësimin e plotë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"