Lajm i mirë për Tiranën, portieri i dëmtuar pas derbit shfaqet në fushë në fitoren e Kosovës U21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2023 | 18:56

Lajm i mirë për Tiranën, portieri i dëmtuar pas derbit shfaqet në fushë në fitoren e Kosovës U21

Pauza për Kombëtaren i ka mundësuar Tiranës që të nisë të kthejë pak nga pak në formë lojtarët e dëmtuar, që kishin penalizuar ndjeshëm zgjedhjet e trajnerit Julian Ahmataj në këto javë. Tekniku do të ketë në dispozicion më shumë elementë pas kthimit në fushën e lojës këtë të enjte, duke filluar që nga porta.

anduallahu

Në gatishmëri për teknikun për sfidën ndaj Kukësit, do të jetë edhe portieri i ri Mustafë Abdullahu. Djaloshi mbrojti portën e Tiranës në ndeshjet ndaj Vllaznisë dhe Partizanit, duke bërë paraqitje të shkëlqyera, por më pas ai pësoi një dëmtim dhe për më shumë se një muaj ishte jashtë fushave të lojës.

Ai është grumbulluar këtë javë nga përfaqësuesja U21 e Kosovës dhe sot, ka shënuar rikthimin në fushë në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Izraelit, duke marrë pjesë në suksesin 3-1 për “Dardanët”. Ndaj ai pritet të jetë përsëri një element në dispozicion të Tiranës që në ndeshjen ndaj Kukësit dhe nuk është aspak çudi që të jetë ai titullar në atë sfidë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"