Postuar: Shkurt 8, 2023 | 12:30
Lajm i mirë për Milanin, Ibra mund të jetë gati për sfidën me Torinon. Të dëmtuarit e tjerë priten të rikthehen në…
Milani do të presë të premten Torinon për ndeshjen e radhës në Seria A. Pas humbjes ndaj Interit, ata do të kërkojnë me patjetër fitoren dhe në ndihmë mund tju vijnë Fikajo Tomori dhe Zlatan Ibrahimoviç.
Suedezi u stërvit të martën me grupin dhe prania e tij në stol është një sinjal i rëndësishëm për skuadrën.
Përsa i përket mesfushorit Benaser dhe portierit Maignan thuhet se nuk do të jenë gati për të luajtur në këtë muaj duke humbur edhe takimin kundër Totenhemit më 14 shkurt në Ligën e Kampioneve.
PANORAMASPORT.AL
