Lajm i mirë për Marash Kumbullën, mbrojtësi kthehet përsëri në stërvitje me ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 23:16

Lajm i mirë për Marash Kumbullën, mbrojtësi kthehet përsëri në stërvitje me ekipin

Mungon prej muajsh në radhët e Romës, e padyshim edhe në radhët e Kombëtares shqiptare për shkak të një dëmtimi që pësoi në kampionatin italian ndaj Milanit. Por kalvari i gjatë i vuajtjeve për Marash Kumbullën duket se po merr fund.

Kumbulla

Mbrojtësi shqiptar, pas dëmtimit që pësoi në ligamente shpresonte që të kthehej në fushë para fillimit të vitit 2024 dhe këtë objektiv me sa duket po e realizon këtë objektiv që i kishte vënë vetes. Mediat italiane bëjnë të ditur se në stërvitjen e sotme, Kumbulla është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit, në seancën e shkurtër stërvitore që ka bërë skuadra një ditë pas ndeshjes ndaj Servet në Ligën e Europës.

Një stërvitje jo si të mëparshmet, ku ai ishte i veçuar nga të tjerët duke bërë ushtrime atletike, pasi sot, Kumbulla ka marrë pjesë për herë të parë pas shumë muajsh në ushtrimet me shokët e ekipit. Një sinjal i rëndësishëm se kthimi i tij në fushë po afron dhe do të jetë një alternativë për Murinjon, ashtu si edhe një emër për t’u marrë në konsideratë nga Silvinjo për praninë në Euro 2024.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"