Lajm i madh, Shqipëria do të presë Kampionatin Europian të Peshëngritjes 2022

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2022 | 13:32

Lajm i madh, Shqipëria do të presë Kampionatin Europian të Peshëngritjes 2022

Me anë të një konference për shtyp në ambientet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli dhe kreu i shtangës Elez Gjoza, kanë njoftuar se Kampionati Europian i Peshëngritjes 2022, i parashikuar për tu zhvilluar në Bullgari, do të mbahet tashmë në vendin tonë.

WhatsApp Image 2022-02-01 at 1.29.57 PM

Aktiviteti do të zhvillohet në muajin maj në Tiranë. Ky do të jetë evenimenti i tretë madhor i peshëngritjes që do të zhvillohet në Shqipëri gjatë këtij viti, pasi më parë siç dihet janë zyrtarizuar për tu zhvilluar në Tiranë, si zgjedhjet për Federatën Botërore, gjithashtu edhe Europiani i moshave U-20 dhe U-23.

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"