Lajm i madh për futbollin italian/ Seria A me 5 skuadra në Champions sezonin e ardhshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 0:05

Lajm i madh për futbollin italian/ Seria A me 5 skuadra në Champions sezonin e ardhshëm

Ndeshjet e kthimit në Ligën e Kampionëve, Europa Ligë dhe Konferencë Ligë i dhuruan Italisë një bonus të madh. Një vend më shumë në Champions-in e ardhshëm. Kompeticioni më i rëndësishëm europian do të ndryshojë format në sezonin tjetër dhe do të kalojë nga 32 në 36 skuadra. 

championsss

Falë kualifikimit të Romës, Atalantës dhe Fiorentinës, kampionati italian do të shkojë me 5 ekipe sezonin e ardhshëm në Champions.  Ecuria pozitive e skuadrave italiane ka bërë që në këtë sezon të sigurojnë vendin e parë të klasifikimit.  

Në prag të sigurimit të një vendi tjetër në Champions për sezonin e ardhshëm është edhe Gjermania që është ende në garë me Anglinë.  

 Champions-League-Race-Serie-A

Nëse Aston Vila i fiton të tria ndeshjet në Ligën e Europës, Gjermanisë i duhen ende vetëm dy fitore nga tre klube (Bajern, Dortmund, dhe Leverkusen), për të siguruar një vend shtesë në Ligën e Kampionëve! 

436458251_454197686950945_637216468975060162_n

Vendi i pestë në Serisë A, ka hapur një tjetër garë interesante sepse shumë skuadra janë afër me pikë dhe do të luftonin për vendin e shtuar në Champions. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"