Lajm i keq për Mesin, grabitet sërish familja e bashkëshortes së tij Antonelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2023 | 10:17

Lajm i keq për Mesin, grabitet sërish familja e bashkëshortes së tij Antonelës

Kushëriri i bashkëshortes së Lionel Mesit, Antonelës është grabitur sipas asaj që raportohet nga “El Clarin”.

yfti

Vjedhja ka ndodhur në Rosario, teksa hajdutët kanë sulmuar me armë zjarri makinën në të cilën ndodhej kushëriri i Rakuzos. Sapo ai ka ndaluar makinën, i janë grabitur 8 milionë pesos, gati 20 mijë euro.

Marianela, e cila ishte në makinë me kushëririn e Rokuzos, deklaroi për një agjenci shtypi:  “Po shkonim nga supermarketi në bankë për të depozituar disa para. Ata na thyen xhamat dhe na morën çantat me paratë”.

Kjo është grabitja e dyta në pak muaj, pasi në mars u grabit supermarketi në pronësi të familjes së Antonelës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"