Shpëtim Duro drejt skuadrës së sapongjitur në Superligë, nesër konfirmohet marrëveshja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2024 | 0:20

Shpëtim Duro drejt skuadrës së sapongjitur në Superligë, nesër konfirmohet marrëveshja

Shpëtim Duro pritet të vazhdojë karrierën si trajner sërish jashtë kampionatit shqiptar.

Shpetim Duro

Trajneri kryeqytetas, pasi u largua nga Struga dy javë para se të shpallej kampion skuadra që militon në Superligën e Maqedonisë së Veriut, ka marrë një ofertë joshëse nga FC Suhareka. Skuadra kosovare sapo është ngjitur në Superligë dhe kërkon të formojë një skuadër pretendente për sezonin e ri.

Duro do të udhëtojë nesër drejt Kosovës për të diskutuar detajet e fundit me drejtuesit e FC Suharekës. Në ditët e fundit është përfolur edhe Tirana si një opsion për Duron, por vetë trajneri e ka hedhur poshtë si pistë në një prononcim për gazetën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"