Lacio vazhdon të zhgënjejë në vitin pa Taren, klubi merr vendimin për të ardhmen e trajnerit Sarri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2023 | 18:54

Lacio vazhdon të zhgënjejë në vitin pa Taren, klubi merr vendimin për të ardhmen e trajnerit Sarri

Klubi i Lacios vendosi të bënte një ndryshim të rëndësishëm në fillimin e këtij sezoni, duke i dhënë lamtumirën pas shumë vitesh Igli Tares, për t’i besuar plotësisht fuqitë e projektit sportiv trajnerit Mauricio Sarri. Por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç mendonin lacialët, pasi skuadra po regjistron rezultate zhgënjyese në kampionat dhe Europë, duke lënë shumë për të dëshiruar.

sarri

Ndeshja e humbur përballë Salernitanës, bëri që tashmë Lacio të mbetet në vendin e 11 në klasifikim me vetëm 17 pikë pas 13 ndeshjesh, ku kanë humbur 6 të tilla. Një situatë e cila ka lëkundur ndjeshëm pozitën e Sarrit në klubin bardhekaltër.

Por sipas mediave italiane, trajneri nuk rrezikon shkarkimin, të paktën jo tani shpejt. Trajneri bëri të qartë se nëse do fillojë të mendojë se është faji i tij, do të largohet nga drejtimi i ekipit. Por në klub i kanë rinovuar besimin duke i qëndruar përkrah, të bindur se me një klasifikim shumë të ngjeshur, ku diferencat nuk janë shumë të mëdha, skuadra do të dijë të reagojë shpejt. Nëse ky reagim nuk do të vijë, atëherë situata do të jetë ndryshe…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"