Laçi vuan për të mposhtur Korabin, një kryevepër dhe goli i portierit vendosin ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2023 | 9:38

Laçi vuan për të mposhtur Korabin, një kryevepër dhe goli i portierit vendosin ndeshjen

Laçi ka vuajtur për të mundur Korabin në testin e zhvilluar të shtunën në fushën e vet. Skuadra e drejtuar nga Stavri Nica ka fituar 2-0 me dy gola të shënuar vetëm në fund të lojës. Në minutën e 80-të realizoi një supergol mesfushori Isi Manellari, i cili nga rreth 25 metra shkarkoi të djathtën dhe tundi rrjetën. Ndërsa në minutat shtesë, Laçi fitoi një penallti dhe nga pika e bardhë trajneri Nica urdhëroi të godiste portierin Mario Dajsinani.

LACI KORABI

Ky i fundit gjuajti saktë nga pika e bardhë, duke mposhtur kolegun e tij te Korabi dhe vulosur shifrat 2-0. Në pjesën e parë skuadrat hodhën në fushë formacionet më të mira, ndërsa te kurbinasit mungonte për shkak të një dëmtimi të lehtë kapiteni Serxho Ujka. Nica kishte aktivizuar në majën e sulmit anglezin Ronald Sobovale, i cili ka lënë pas problemet fizike dhe është tashmë gati për të marrë minutat e duhura.

Pavarësisht përpjekjeve të kurbinasve, pjesa e parë u mbyll pa gola. Korabi bëri një paraqitje të mirë, pasi jo vetëm rezistoi duke mos pësuar, por rrezikoi disa herë me daljet e shpejta të Çikanit, Hysës dhe Taulant Markut. Trajnerët Nica dhe Kumbarçe futën në pjesën e dytë thuajse të gjithë lojtarët e stolit, duke parë më mirë gjendjen e skuadrave. Së fundmi te dibranët është afruar edhe sulmuesi Markovanbasten Çema, i cili në sezonin e kaluar luajti me Turbinën në Kategorinë e Parë.

LAÇI-KORABI 2-0
GOLAT: Manellari 80’, Dajsinani 90+5’ (11-m)

LAÇI: Dajsinani, E.Marku, Kurti, Geci, Qato, Manellari, S.Bibo, Kryeziu, Bajramaj, Spahiu, Sobovale.
(U aktivizuan: Luis Zhunior, Guci, Cena, Taleb, Tresa, Myrta, Mjaki, Duka, S.Marku).
Trajner: Stavri Nica

KORABI: Qyrani, S.Lilaj, Paplekaj, Xhafaj, Plaku, Kryemadhi, V.Lila, Kasalla, Çikani, Hysa, T.Marku.
(U aktivizuan: B.Marku, Hasaj, Lushaku, Rahimi, Lala, Koçi, Tërshalla, Tanushi, Tota, Nuri, Boçka, Reçi, Çema).
Trajner: Shpend Kumbarçe

GJYQTARË: K.Prenga, R.Vukaj, A.Laska (Laç);

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"