Laçi bën goditjen e parë në merkato, vjen mbrojtësi i Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 1, 2019 | 22:37

Laçi bën goditjen e parë në merkato, vjen mbrojtësi i Kombëtares

Laçi ka nisur menjëherë nga afrimet në këtë merkato janari, duke pasur një grup të cunguar futbollistësh, gjë që e kishte shprehur edhe vetë trajneri Prenga në javën e fundit të fazës së dytë.

irlian ceka kombetarja u 21

Kurbinasit kanë firmosur një kontratë prej 2.5 vitesh me mbrojtësin e majtë të Kombëtares U-21, Irlian Ceka, siç lajmëron vetë klubi në rrjetet sociale. Në të kaluarën, 20-vjeçari ka qenë pjesë e moshave të Romës, Askolit dhe Lacios.

irlian ceka

Ceka u transferua tek Sambenedetese në këtë pjesë të parë të sezonit në 2018, por pa gjetur hapësira në formacionin e ekipit që militon në Serinë C, grupi B.

Tashmë, anësori i majtë, i gjatë 1.80m, do të jetë një emër më shumë në listën me talente që klubi kurbinas ka në organikë.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"