“La Scaloneta”  ktheu Argjentinën në majën e botës, por trajnerin e kanë harruar pa rrogë yjesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2022 | 0:06

“La Scaloneta”  ktheu Argjentinën në majën e botës, por trajnerin e kanë harruar pa rrogë yjesh

Lionel Skaloni bëri gjithçka siç duhet. Kur mori drejtimin e përfaqësueses së Argjentinës, pakkush besonte se trajneri do të mund ta kthente në majën e futbollit botëror, pasi i mungonte eksperienca dhe të gjithë e akuzonin se ndiqte urdhrat e Leo Mesit dhe miqve të tij në ekip. Por Kupa e Amerikës në vitin 2021 dhe Botërori në vitin 2022 i japin të drejtë teknikut, për të cilin tashmë ka ardhur momenti i “shpërblimit”.

skaloni mesi

Edhe pse udhëhoqi Argjentinën drejt sukseseve, e ardhmja e tij në stolin e saj nuk është e sigurt, ndonëse ka një kontratë deri në vitin 2026, kur luhet Botërori i radhës. Shkak është rroga e ulët e teknikut, i cili nuk i afrohet aspak përfitimeve që marrin homologët e tij në kombëtaret më të njohura në Amerikën Latine.

Sipas “Ole”, federata do vihet në lëvizje për të përmirësuar kushtet e kontratës së trajnerit, por nuk është ky problemi i vetëm. Ai jeton bashkë me familje e tij në Majorka dhe kalimi nga një kontinent në tjetrin ka bërë të lindin shpesh diskutime. Edhe pse triumfi në Kupën e Botës do të shuajë gjithçka në këto momente, në Argjentinë janë të bindur se sapo të zbehet pak euforia, do të nisin përsëri polemikat rreth trajnerit i cili duhet të mendojë të ndërtojë një skuadër ku pas jo shumë vitesh nuk do të jetë më Leo Mesi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"