“Ky ishte një takim prestigji”, Eqerem Memushi pas barazimit me Elbasanin: Kam rezerva për lojtarët që futen në lojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 18:38

“Ky ishte një takim prestigji”, Eqerem Memushi pas barazimit me Elbasanin: Kam rezerva për lojtarët që futen në lojë

Flamurtari mori një barazim 2-2 kundër Elbasanit të vendit të parë, takim i vlefshëm për javën e 30-të të Kategorisë Superiore. Pas përfundimit të ndeshjes trajneri i vlonjatëve, Eqerem Memushi dha një intervistë ku u shpreh mjaft i lumtur për ndeshjne që djemt e tij zhvilluan kundër kryesuesve të kampionatit:

bandicam 2024-04-21 18-37-43-331

“Ky takim i sotëm ka qenë një prestigji, për mendimin tim dhe të skuardrës, edhe duke parë që Elbasani ishte i ngjitur në Superiore dhe vinte më i qetë nga ana psikologjike. Ne kishim presionin që duhet ta fitonim ndeshjen për të treguar ecurinë tonë, është ndeshja e tretë radhazi në fushën tonë që luajmë bukur dhe shpërdorojmë shumë raste. Kemi luajtur në thellësi, por në momentin final, te rreziku dhe goli kemi vuajtur shumë. Dua të falenderoj djemtë për atë se çfarë dhanë në fushë, sportdashësit shikuan një takim të bukur, me gola dhe dua të falenderoj edhe kundërshtarin për këtë ndeshje.

Polemika? Nuk mund të them dhe paragjykoj këdo që drejton një takim. Unë i kam porositur skuadrën gjatë gjithë javës që ne të bëjmë punën tonë. Të kemi një “fair-play” gjatë gjithë këtij takimi, sepse nuk na takon ne. Jam shumë i gëzuar që takimi shkoi mirë.

Gjatë pjesës së parë dhe deri në minutat që kaluam në avantazh kemi luajtur lart me një modul 4-1-4-1, duke futur lojtarët e treshes në thellësi. Kurse për ta pasur skuadrën në ekuilibër, i kam kthyer të dy anësorët. Kam rezerva për lojtarët që futen dhe janë të freskët. Duhet ta ndihmojnë skuadrën sepse duhet të kërkojë më shumë nga vetja.

E kam eksperienc të hidhur, edhe në Vorë kur ishim 0-2, i mora lojtarët dhe i thashë që duhet të jemi të fortë dhe të mbledhur që të mund të kaloj kjo situatë. Për këtë nuk mund të fajësoj askënd, duhet të ndryshohet mënyra e mentalitetit ose duhet një përshtatje të mentalitetit tim. Por jam i kënaqur sepse deri më tani kemi humbur vetëm ndaj Burrelit në fushën tonë, kurse në të tjerat ekipi ka hyrë në fushë me bindjen për të mos humbur.

Inxhon e kemi luajtur anësor për të mos u markuar. Ai është shfaqur shumë i rrezikshëm në këto 5 ndeshjet e fundit dhe e kam ditur. I tregoi cilësitë sot, 4-5 herë u tregua i rrezikshëm. Ishte një nga më të mirët në fushë, bashkë me lojtarin e Elbasanit, Melo.

Nëse ne arrijmë deri në finalen e “play-out”, atje nuk është më Kategoria e Parë apo Superiore por janë shanset 50-50, çdo gjë është e hapur”,-  tha Memushi për “MCN”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"