“Ky ishte fundi”, dorëheqja e trajnerit shtyn mbledhjen dhe masat te klubi i Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2023 | 20:34

“Ky ishte fundi”, dorëheqja e trajnerit shtyn mbledhjen dhe masat te klubi i Kategorisë së Parë

Burreli mbetet pa trajner. Në një kohë që klubi kishte programuar që të kryente një analizë të hollësishme dhe nxirrtepërgjegjësit e humbjes së turpshme me Luzin 2008, Dorjan Bubeqi dha dorëheqjen. Një vendim ka shtyrë mbledhjen dhemasat për një moment të dytë. Tashmë prioritet është gjetja enjë tjetër “timonieri”. Kujtojmë që kjo është hera e dytë qëkavajasi shkëput marrëdhëniet me matjanët.

burreli

Më 10 korrik shpalli”divorcin” për motive personale, por këmbëngulja e drejtuesvei ndryshoi mendjen. Tashmë nuk ka më kthim pas dhe shkakuështë pikërisht paraqitja përballë ekipit që mbyll renditjen e Kategorisë së Parë. Sidoqoftë, 45-vjeçari ikën mes falënderimesh. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai shpjegon vendimin për t’u larguar. “Kam dhënë dorëheqjen ngadrejtimi i skuadrës. Ky është zanati ynë. Siç ka një fillim ka dhe një fund. Ishte një bashkëpunim i mirë me drejtuesit matjanë.

BURRELI

Me këtë rast dua të falënderoj kryebashkiakun Agron Malaj, qëka qenë mbështetja ime dhe e skuadrës. Në periudhën që drejtova skuadrën, kishim si objektiv të pozicionoheshim në mesine artë të renditjes. Ishim pranë realizimit të këtij misioni, pornuk mundëm ta bënim dot realitet”, tha Bubeqi.

KANDIDATËT – Drejtuesit kanë nisur kërkimet për gjetjen etrajnerit të ri. “Bonusi” i vetëm që kanë, është koha. Me ndalesëne garës, kanë në dispozicion disa ditë më shumë për të kryernegociata. Momentalisht është “komanduar” Renato Hoti përtë kryer stërvitjen, ndërsa kandidatura kanë vetëm dy në tavolinë.

Këtë e zbulon për gazetën administratori Marjan Lleshaj.Tregohet i rezervuar në emra, por disa detaje i jep. “Pas dorëheqjes së Bubeqit, jemi vënë në kërkim të gjetjes së trajnerit të ri. Për momentin janë dy kandidatura, një prej tyre kaqenë zv.trajner në një nga skuadrat e Superiores.

Tjetri vjennga jashtë Shqipërisë dhe Burrelin e ka një mundësi për t’uafirmuar. Emra mos më kërkoni, pasi nuk kemi asgjë konkrete ende dhe nuk dua të nxitohem.

Ndonëse vendimi ështëemergjent, pasi kampionatit rinis më 22 nëntor dhe në kalendarkemi përballjen me Bylisin në fushën tonë. Çfarë ndodhi me analizën? Analizën me skuadrën do ta zhvillojmë në një moment të dytë. U kam lënë kohë futbollistëve që të reflektojnë. Janë të ngarkuar psikologjikisht. Imediate për momentin është gjetja e një trajneri që do të drejtojë skuadrën”, përfundoi sekretari i klubit.

NDERIM GOCI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"