Kushte perfekte, stadiumi organizim si për Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2015 | 19:57

Kushte perfekte, stadiumi organizim si për Kombëtaren

milsami skenderbeuNë stadiumin “Elbasan Arena” gjithçka duket në kushte perfekte në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Skënderbeut dhe kampionëve të Moldavisë, Milasmi.

Si në ambientet e brendshme, ashtu edhe për sa i përket tapetit, impianti është në nivelin maksimal, duke plotësuar kështu çdo kriter të UEFA-s për kompeticionin e Ligës së Kampioneve. Ambientet e shkëlqyera do t’i japin mundësinë të dyja skuadrave të tregojnë maksimumin e tyre në fushën e lojës. Këtë herë, tifo për Skënderbeun nuk do të bëjnë vetëm tifozët korçarë, por të gjithë shqiptarët. Jo më kot biletat po shiten edhe në Elbasan e Tiranë. Interesimi është i madh, dhe në këto kushte drejtoria e stadiumit ka marrë të gjitha masat për një organizim perfekt, njësoj sikur të ishte ndeshje e Kombëtares.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"