“Kush është ky?”/ Cindy Marina zbulon detaje nga marrëdhënia me djalin e Jozefina Topallit, si reagoi familja kur e morën vesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2022 | 12:55

“Kush është ky?”/ Cindy Marina zbulon detaje nga marrëdhënia me djalin e Jozefina Topallit, si reagoi familja kur e morën vesh

Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genard Topalli kanë qenë një nga çiftet më të përfolura të shoëbizit shqiptar që kur konfirmuan lidhjen e tyre në fillim të vitit.

Megjithëse ishte vetë modelja, që e bëri publike romancën, ajo tregohet mjaft e rezervuar nëpër intervista sa i përket jetës së saj private, por së fundmi Cindy ishte e ftuar në ‘Natën me Aulonën” ku zbuloi disa të pathëna.

Sa i përket gjërave që pëlqen tek partneri i saj ish-Missi u shpreh:

“Genari ka shumë gjëra që më pëlqejnë tek ai, është shumë i sinqertë, shumë i zgjuar, shumë i dashur, Ka shumë karakteristika që i vlerësoj tek ai. Kisha fatin që Jozefinën e kisha takuar më para se Genarin, jemi njohur. Nuk po shkoja për herë të parë ta takoja pasi isha lidhur. Më kanë pritur shumë mirë”.

E pyetur se si kanë reaguar vëllezërit e saj kur e morën vesh se ishte e lidhur me djalin e Jozefina Topallit ajo tha:

“Nuk kanë pasur ndonjë mendim, iu thashë jam lidhur. Vëllai i madh është më i qetë, më pyeste, është, pyetje normale. Vëllai i vogël ishte më ndryshe si “kush është ky?”, në fakt vëllai i vogël e ka takuar. Kanë shkuar shumë mirë bashkë, ia ka mbushur mendjen Genari. Shkojnë shumë mirë të dy me Genarin”.

Sa i përket pjesëmarrjes në “Miss Universe”, Cindy u shpreh se ka qenë një vendim i papritur për t’u bërë pjesë e konkursit të bukurisë.

“Ishte një vendim jo i mirëmenduar, nuk e kisha ëndërruar gjithë jetën time, Ishte një moment, një vit më parë isha e ftuar për të parë Miss Universe dhe e mendova dhe pastaj bëra kërkime se çfarë është. Ajo është platformë që të jep shumë mundësi dhe kjo është ajo çfarë më pëlqeu më shumë. Një Miss duhet të ketë shumë gjëra, nuk duhet të jetë thjesht e bukur, duhet të dish të flasësh, të jesh e sjellshme. Thjesht hyra pa asnëj pritshmëri dhe dola me sukses”– tregoi modelja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"