Postuar: Shkurt 8, 2023 | 11:29
“Kur do të vijë Frenki në Mançester?” Partnerja e holandezit iu përgjigjet në mënyrë epike tifozëve të “Djajve të kuq”
Mesfushori i Barcelonës, Frenki de Jong ishte një nga objektivat kryesor të merkatos së Mançester Junajtid në verë, por transferimi nuk u krye.
Për këtë arsye e partnerja e tij Miki Kiemenej ka ironizuar me tifozët e “Djajve të kuq”, ku shumë prej tyre e ndjekin atë në rrjetet sociale.
“Kur do të vijë Frenki në Mançester?” – ishte një nga pyetjet që iu drejtua asaj në Instagram. Menjëherë bukuroshja bjondje iu përgjigj duke kujtuar ndeshjen Mançester Junajtid-Barcelona e cila do të luhet për Ligën e Europës më datë 23 shkurt.
“23-2, mendoj”,- shkroi ajo.PANORAMASPORT.AL
