Kuqeblutë, me “artileri të rëndë” në Durrës. Ja kush pritet titullar kundër Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 10:00

Kuqeblutë, me “artileri të rëndë” në Durrës. Ja kush pritet titullar kundër Teutës

Vllaznia do të përballet sot në orën 18:00 me Teutën në “Niko Dovana”, duke kërkuar rikthimin te fitorja.

vllaznia

Kuqeblutë e Qatip Osmanit do të jenë me formacion të plotë në Durrës, duke mos pasur asnjë mungesë për këtë takim. Në portë pritet ta nisë Kristi Qarri, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohet: Nga e djathta Smajli, në qendër Stojanoviç me Juriç, ndërsa në krahun e majtë Esin Hakaj.

Me një skemë 4-3-3, në mesfushë trajneri i Vllaznisë pritet ta nisë me Krymin, Alivodën dhe Boshnjakun. Ndërkaq, në ofensive do ta nisin nga fillimi Esat Mala në krahun e djathtë, Bekim Balaj në qendër dhe Ildi Gruda në krahun e majtë. Pas 5 ndeshjeve radhazi pa fitore, shkodranët do të mundohen që të rikthehen te suksesi me Teutën. Në tri përballjet direkte mes tyre këtë sezon, Vllaznia i ka fituar të gjitha.

VL

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"