KUPA E SHQIPËRISË/ Zbardhen ndeshjet e turit të dytë, ja me kë luan Dinamo, Skënderbeu &CO…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2023 | 22:49

KUPA E SHQIPËRISË/ Zbardhen ndeshjet e turit të dytë, ja me kë luan Dinamo, Skënderbeu &CO…

Dje dhe sot janë zhvilluar ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë, raund i cili përcaktohet me ndeshje teke. Në përgjithësi turi i parë është mbyllur pa surpriza dhe sipas skemës së përcaktuar në herët nga FSHF janë zbardhur edhe përballjet e turit të dytë të Kupës.

kupa-e-shqiperise

Dinamo do të jetë përballë Orikut, ndërsa Bylisi do ta vijojë rivalizimin me Vorën jo vetëm në kampionat, por edhe në turin e dytë të Kupës. Kastrioti-Elbasani është një përballje interesante. Skënderbeun do të presë Turbinën e Kategorisë së Dytë.

Ja përballjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë:

TURI I DYTË (1/16-at)

BYLIS-VORA

KASTRIOTI-ELBASANI

SKËNDERBEU-TURBINA

DINAMO-ORIKU

FLAMURTARI- BURRELI

TOMORI-LUSHNJA

KORABI-BESA

APOLONIA-LUZI 2008

* Ekipet e renditura nga vendi i parë deri në vendin e tetë në

Kategorinë Superiore gjatë sezonit të kaluar (2022-2023) do

të garojnë duke filluar nga faza e 1/8-at e Kupës së Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"