Kupa e Shqipërisë, U-17/ 59 gola në 15 ndeshje, eliminohet Shkëndija. Goleada në pesë ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 17:30

Kupa e Shqipërisë, U-17/ 59 gola në 15 ndeshje, eliminohet Shkëndija. Goleada në pesë ndeshje

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë për U-17 prodhoi 59 gola, ndërsa u zhvilluan vetëm 15 nga 16 ndeshje të planifikuara. Takimet u luajtën në katër ditë dhe spikatën fitoret e skuadrave kryeqytetase, të cilat janë kualifikuar të gjitha. Tirana, Partizani, Akademia e Futbollit, Internacionali dhe Vora kaluan më tej, ndërsa surprizë ishte kualifikimi i Studentit, që eliminoi Shkëndijën e Tiranës me një fitore bindëse 5-0. Vora u kualifikua pa luajtur, pasi Pogradeci nuk u paraqit dhe kësisoj ndeshja u fitua 3-0 në tavolinë. Ndeshjet e radhës për 1/8-at do të zhvillohen nga data 14 deri më 17 janar. Të teta takimet do të luhen në kompleksin “Internacional” në Pezë.
tirana u17
RREGULLORJA
Ky edicion i Kupës së Shqipërisë për moshat ka nisur më 32 ndeshje. Sektori i garave në FSHF përcaktoi kalendarin dhe rregulloren e kompeticionit për vitin 2021 me pjesëmarrje masive të 64 ekipeve (32 për moshat U-17 dhe 32 për moshat U-19). Pjesëmarrëse janë 10 skuadra të Grupit A në Kategorinë Superiore, 10 skuadra të Grupit B të Kategorisë Superiore, si dhe katër skuadrat e renditura më mirë në klasifikim në kampionatet e Kategorisë së Parë të grupeve A, B dhe C. Renditja është përcaktuar në bazë të ndeshjeve që janë luajtur deri në fund të muajit dhjetor për Kategorinë e Parë U-17 dhe U-19. Kjo kupë zhvillohet gjatë muajit janar dhe shkurt 2021. Ndeshjet e turit të parë janë luajtur me sistem grumbullimi me një takim, në dy komplekset sportive në Kamzë dhe Pezë-Helmës. Në të gjitha takimet nuk do të ketë kohë shtesë, pasi në rast barazimi, do të ekzekutohen menjëherë penalltitë.

FSHF ka përcaktuar kalendarin deri në fazën gjysmëfinale. Më pas, për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet 4 skuadrave të kualifikuara nga turi i tretë U-17 & U-19. Katër skuadrat e kualifikuara do të jenë të vendosura në një vazo, ku dy skuadrat që do të përzgjidhen të parat nga shorti i lirë do të përcaktojnë çiftin e parë. Dy skuadrat që do të përzgjidhen të dytat nga shorti i lirë do të formojnë çiftin e dytë për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë për U-17 dhe U-19.

660

661

662

663

664

665

666

667

668

669

670

673

672

671

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"