Kupa e Shqipërisë starton këtë fundjavë, njihuni me 2 përballjet e para

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 28, 2018 | 14:55

Kupa e Shqipërisë starton këtë fundjavë, njihuni me 2 përballjet e para

Këtë fundjavë do të ngrejë siparin edhe Kupa e Shqipërisë, trofeu i dytë më i rëndësishëm në vend. Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar që ditën e diel të zhvillohen 2 përballje, në Grupin A, Vora do të presë Veleçikun, ndërkohë që Grupin B, Elbasani do të ndeshet me Orikumin. Që të katërta këto skuadra u ngjitën këtë sezon në Kategorinë e Parë.

kupa e shqiperise

Ndeshjet janë përcaktuar të luhen ditën e diel, teksa do të jenë të vlefshme për turin eliminator. Kujtojmë që Elbasani e ka fituar 2 herë Kupën e Shqipërisë në vitet 1975 dhe 1992. Që nga ajo kohë, klubi verdhezi ka kaluar shumë përipetsira, duke prekur edhe fundin në sezonin e shkuar. Gjithsesi elbasanllinjtë, po përpiqen të ringrihen në elitën e futbollit shqiptar.

KUPA E SHQIPËRISË:

Turi Paraeliminator

Grupi A

Vora-Veleçiku

Grupi B

Elbasani-Orikumi





www.minuta90.com