Postuar: Tetor 12, 2022 | 14:04
KUPA E SHQIPËRISË/ Apolonia pren biletën për në raundin e dytë, fierakët eliminojnë Besëlidhjen në shtëpi
Ka përfunduar me rezultatin 1-1 ndeshja mes Apolonisë dhe Besëlidhjes, e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë.
Skuadra fierake ka prerë biletën për në raundin tjetër duke eliminuar lezhjanët 2-1 me rezultat të përgjithshëm.
Golat u shënuan nga Shehu për Besëlidhjen në minutën e 9′, ndërsa Eneh në minutën e 40′.
Apolonia në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë do të presë një mes çiftit Kukësi-Labëria.
NDESHJA E TURIT TË PARË E KUPËS SË SHQIPËRISË –
FT | APOLONIA 1-1 BESËLIDHJA | Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”, Fier |
Eneh 40′ / Shehu 9′
BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL
