KUPA E SHQIPËRISË/ 5 gola në të dyja sfidat, Flamurtari dhe Elbasani e nisin me fitore turin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2023 | 14:47

KUPA E SHQIPËRISË/ 5 gola në të dyja sfidat, Flamurtari dhe Elbasani e nisin me fitore turin e parë

Kanë përfunduar të dyja sfidat hapëse të turit të parë të vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

kupa-68

Flamurtari ka mposhtur Luftëtarin me rezultatin 2-0, duke e nisur me fitore turin e parë. Autorët e golave janë Beqja dhe Di Estefano.

Nga ana tjetër edhe Elbasani ka triumfuar në transfertë ndaj Besëlidhjes. Verdheblutë e Nevil Dedes kanë fituar me rezultatin 3-0. Goli i parë u shënua në të 41 nga Rami dhe në të 43 Klementi dyfishoi shifrat. Sfida u vulos nga Melo në të 83′.

REZULTATET

FLAMURTARI – AF LUFTËTARI 2-0

Beqja 64′, Di Estefano 90’+2′

BESËLIDHJA – AF ELBASANI 0-3 ( E përfunduar) 

Rami 41′, Klement 43′, Melo 83′ 

FORMACIONET ZYRTARE:

FLAMURTARI – AF LUFTËTARI

FLAMURTARI: Kaloshi, Beqja, Metani, Imami, Dalanaj, Kriviçiç, Sidibe, Vitija, Mrdja, Mateus, Antoni.

AF LUFTËTARI: Ribiero, Ahmetaj, Culli, Gomes, S. Puçi, Radovani, Ziaj, Kamara, Mirani, Th. Puçi, Rama.

BESËLIDHJA – AF ELBASANI

BESËLIDHJA: Kacaj, Ruqi, Gjikolaj, Përgjoni, Hepaj, Musaraj, Vukaj, Cepele, Marku, Bruka, Dibra.

AF ELBASANI: Kuka, Zaimi, Rami, Pere, Greca, Gava, Hasani, Kasa, Lleshi, Broshka, Klement.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"