Kupa e Kosovës/ Një barazim i mjafton Ballkanit në derbi, Prishtina i falet një autogoli për të prerë bletën e finales

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 18:25

Kupa e Kosovës/ Një barazim i mjafton Ballkanit në derbi, Prishtina i falet një autogoli për të prerë bletën e finales

Janë mbyllur dy takimet e kthimit të raundit gjysmëfinal të Kupës së Kosovës, ku pamë Ballkanin të barazonte 2-2 përballë Suharekës, pas asaj ndeshjeje të parë dramatike të mbyllur me shifrat 1-0.

Ballkani-1-1-1130x635

Fitore mori edhe Prishtina kundër Dritës 0-1, pas atij rezultati të bardhë 0-0 në ndeshjen e parë. Pra në finalen e madhe do të kemi një përballje midis 2 prej ekipeve më të mira të kampionatit Kosovar të futbollit, Prishtinës dhe Ballkanit.

Kryeqytetatis iu falën autogolit të Debiqaj në minutën e 111-të të shtesës për t’u kualifikuar, ndërsa për Ballkanin shënuan Gripshi dhe Halili. 2 golat e Susurit nuk ishin të mjaftueshme për Suharekën që e mbyll rrugëtimin për këtë sezon nδ raundin gjysmëfinal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"