Kupa e Italisë/ Sot është radha e Gjimshitit për të zbritur në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2024 | 9:33

Kupa e Italisë/ Sot është radha e Gjimshitit për të zbritur në fushë

Pas Juventus-Lacio sot do të jetë radha e Fiorentina-Atalanta, për të luajtur gjysmëfinalen e parë mes tyre.

GJIMSHITI ATALANTA

Për vjollcët ky është viti i tretë radhazi që arrijnë në gjysmëfinale, ndërsa për bergamaskët e Berat Gjimshitit një mundësi e artë për të fituar Kupën e Italisë, pas formës fantastike që kanë rigjetur në këtë fazë të dytë.

Kjo do të jetë hera e dytë për të dyja këto skuadra që përballen mes tyre në këtë raund të Kupës së Italisë, pas edicionit 2018-2019. Në atë sezon, ato që kaluan në finale ishte Atalanta, e cila pas barazimit spektakolar 3-3 në Firence arritën që të fitojnë 2-1 në Bergamo dhe të presin biletën për në finale, ndonëse në fund do të dorëzoheshin përballë Lacios.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"