Kundërshtarët e Shqipërisë në Europian, Sarabia: Mos na quani favoritë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 16:53

Kundërshtarët e Shqipërisë në Europian, Sarabia: Mos na quani favoritë

Pablo Sarabia rikthehet në kombëtaren e Spanjës pas më shumë së një viti e gjysmë mungesë. Lojtari i Ullvërhempton, në Premier Ligën angleze, nuk e vishte fanellën e ekipit të tij kombëtar që nga Botërorit Katar 2022.

sarabia

Në një konferencë për shtyp, pas përfundimit të seancës stërvitore që Spanja po zhvillon në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajt mars, ish-sulmuesi i PSG është pyetur, nëse e shikon kombëtaren e tij si favorite me grupin që i ka rënë në Euro 2024, në të cilin ndodhet edhe Shqipëria.

“Këto lloj emërtimesh nuk të ndihmojnë, në fakt ato vetëm sa përfundojnë duke të dobësuar. Ne duhet të përqendrohemi gjithmonë tek ndeshja e radhës. Do të luajmë me shtete të ndryshme, dhe kjo gjë na motivon shumë.”

Me pak fjalë, Sarabia nuk nënvlerëson asnjë kundërshtarë, qoftë Italia, Kroacia apo Kombëtarja jonë. Megjithatë ka edhe 3 muaj që të fillojë kompeticioni dhe ne nuk na ngelet vetëm të presim për të marrë vesh se kush do ta kryesojë grupin më të fortë të Europianit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"