“Kundër Tërbunit do të tentojmë kthesën e madhe”, Laroshi “shkund” cërrikasit: Të japim shpirtin në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2022 | 12:28

“Kundër Tërbunit do të tentojmë kthesën e madhe”, Laroshi “shkund” cërrikasit: Të japim shpirtin në fushë

Turbina ka mbyllur përgatitjet nën drejtimin e Bledar Devollit. Asnjë fitore në 7 javë të luajtura e kanë ngujuar skuadrën në fund të tabelës dhe situata nuk është aspak premtuese.

laroshi (1)

E megjithatë, Vokli Laroshi nuk dorëzohet. Kapiteni beson se kthesa do të vijë pikërisht sot, kur cërrikasit do të presin Tërbunin.

Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, portieri thotë: “Nëse do të ishim më të kujdesshëm në disa ndeshje, mund të ishim më lart në renditje. Kjo ecuri na ka krijuar një ngërç psikologjik. Akoma nuk e kemi shijuar fitoren e parë. Duhet të na falin të gjithë për lojërat jo të mira që kemi bërë dhe pikët që kemi lënë në këtë gjysmë faze të parë. Do të jemi më ndryshe këtë javë. Kundër Tërbunit do të tentojmë kthesën e madhe. Nëse ia dalim, atëherë do të çlirohemi. Nuk kemi një ekip të keq, por fati nuk ka qenë në anën tonë. Finalizimet na kanë munguar dhe kemi humbur raste pa fund. Duhet të korrigjohemi në çdo aspekt dhe ta përfaqësojmë ashtu si duhet fanellën. U bëj thirrje të gjithë lojtarëve pa përjashtim që të japin shpirtin në fushë”.

MARIGLEN MIRAKA-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"