Kumbarçe: Kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar, por mendoj se do t’ia dalim ndaj Besës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2023 | 13:15

Kumbarçe: Kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar, por mendoj se do t’ia dalim ndaj Besës

Korabi ka mbyllur përgatitjet dhe lënë kryeqytetin. Skuadra e Shpend Kumbarçes ka marrë rrugën drejt Peshkopisë, atje ku do të presë sot Besën.

Kumbarce

Ende nuk e kanë shijuar fitoren për këtë sezon dhe kthesa bëhet domosdoshmëri, pas dy barazimeve dhe një humbjeje. Këtë e thotë edhe vetë trajneri, gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”. Ai fton edhe tifozët në këtë ndeshje.

“Në tri javë nuk i kemi marrë asnjëherë pikët e plota. Por, është vetëm fillimi i kampionatit dhe shpresoj që ekipi të gjejë forcë e të kthehet te rezultatet pozitive. Kushtet nuk na mungojnë. Ndërkohë që jemi stërvitur fort gjatë gjithë javës dhe ndaj Besës shpresojmë të marrim fitoren e parë. Kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar, por mendoj se do t’ia dalim. Kemi edhe mbështetjen e tifozëve. Ata janë lojtari i dymbëdhjetë”, përfundoi tekniku i Korabit.

FATMIR ZHUZHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"