Kumbarçe: Korabi u mësua pa humbje, tani synojmë triumfin në Vorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2024 | 12:11

Kumbarçe: Korabi u mësua pa humbje, tani synojmë triumfin në Vorë

Korabi i Peshkopisë do të përballet me Vorën në transfertë, takim i vlefshëm për javën e 27-të të Kategorisë së Parë. Në mesjavë, dibranët e trajnerit Shpend Kumbarçe nuk shkuan dot më shumë se një barazim 1-1 përballë Flamurtarit. Trajnerit Kumbarçe i kanë mbetur peng tri pikët që nuk i arritën dot në këtë takim. Për “Panorama Sport” trajneri i Korabit u shpreh:

Shpend Kumbarçe, trajneri i Korabit

“Do të doja një fitore ndaj vlonjatëve për vetë pozicionin që kemi në renditje, për të krijuar largësinë që të jep qetësinë e nevojshme. Ne po luftojmë për një vend në gjashtëshen e parë që të përfshin në zonën “play off”. Lufta sportive është bërë e fortë, pasi janë disa ekipe që e kërkojnë këtë gjë. Takimin e radhës e kemi përballë Vorës. Jemi përgatitur të bëjmë më të mirën në fushë, ndaj duam të vijojmë me ndeshjet pozitive. Në pesë takimet e fundit nuk e njohim humbjen, pse të mos tentojmë fitoren edhe në fushën e vështirë të Vorës. I respektojmë vorakët si kundërshtarë, sepse kanë një ekip me lojtarë cilësor dhe të mirëorganizuar. Jo më kot janë të katërtët në klasifikim”.

Për sa i përket formacionit, te Korabi do të ketë rikthime, pasi janë të gatshëm dy lojtarët që munguan ndaj Flamurtarit, Skënder Lilaj dhe Kryemadhi.

korab

SHKËLQIM HASANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"