Kumbarçe flet haptazi: Ky Flamurtar është më i fortë se i vitit të kaluar, e merituan fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2024 | 15:46

Kumbarçe flet haptazi: Ky Flamurtar është më i fortë se i vitit të kaluar, e merituan fitoren

Trajneri i Korabit, Shpend Kumbarçe ka deklaruar se ky Flamurtar nën drejtimin e Memushit është më i fortë se i vitit të kaluar dhe se e merituan fitoren e sotme.

kumbarce

“Duke krahasuar Flamurtarin e vitit të kaluar, dhe pjesës së parë të sezonit, shoh një Flamurtar më të fortë duket dora e trajnerit Memushi. Flamurtari e meritoi fitoren edhe pse golat erdhën nga gabimet tonë.  Edhe pse këtë javë na u rikthyn dy lojtarë, mungesa e Endri Markut që është një ndër më të mirët që kemi, bëri që të na bjerë ritmi, se kishim të plotë skuadrën dhe ndërrimet i kishim të limituara”, tha Kumbarçe për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"