Kumbarçe: Bylisi me meritë në vendin e parë, por dua ta mbyllim me fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2023 | 10:35

Kumbarçe: Bylisi me meritë në vendin e parë, por dua ta mbyllim me fitore

Pas likuiduan Besën në transfertë, Korabi nuk ka në plan që të ndalet. Dhe sidomos në shtëpi. Ndonëse presin Bylisin kryesues, qëllimi është i qartë: ta mundin.

Kumbarce

Askush nuk ia ka dalë përballë ballshiotëve në 15 javë të luajtura deri më tani, por dibranët duan të tregojnë se ata kanë diçka më tepër se të tjetër. Shpend Kumbarçe beson te pikët, ndonëse në deklaratën e tij tregohet pa i matur. Për “Panorama Sport” ai tregon edhe merakun që ka për terrenin.

“Kemi një ndeshje të vështirë pasi luajmë ndaj kryesues së kampionatit, që me meritë mban vendin e parë. Ne kemi punuar gjatë gjithë javës për këtë sfidë, ekipi gëzon formë të mirë sportive si në aspektin fizik, edhe atë teknik. Jemi të plotë, ndaj do të luftojmë të japim maksimumin në fushë tonë. Duam ta mbyllim me fitore këtë vit. Shpresoj që dhe terreni mos të na e vështirësojë, pasi ka rënë shi gjatë 24 orëve të fundit. U bëj një thirrje tifozëve të na mbështesin, sikurse kanë bërë në çdo takim. Me ta në krahë, do të jetë më e thjeshtë”, përfundoi trajenri i Korabit.

FATMIR ZHUZHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"