Kulifikueset e “EURO 2023″/ Shpresat zbresin sot në fushë, ja si pritet të rreshtohen kuqezinjtë e Alban Bushit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2021 | 12:14

Kulifikueset e “EURO 2023″/ Shpresat zbresin sot në fushë, ja si pritet të rreshtohen kuqezinjtë e Alban Bushit

Kombëtarja Shpresa do të luajnë ditën e sotme në orën 19:00 ndaj Andorrës në “Elbasan Arena”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2023”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, vijnë në këtë përballje pas disfatës 0-4 ndaj Çekisë, teksa fitorja është detyrim në përballjen e sotme.

shpresat

Vlen të theksohet fakti, se mbrojtësi i Tiranës, Ismajlgeci, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për shkak se rezultoi pozitiv me COVID-19.

Ndërkohë 4 ditë më pas Shqipëria U-21 do të sfidojnë Slloveninë, po në Elbasan. Ndërkohë për sa i përket formacionit, kuqezinjtë pritet të zbresin në fushë përballë Andorrës me këtë formacion:

FORMACIONI I MUNDSHËM I KOMBËTARES SHPRESA:

Në portë: Tafas

Në mbrojtje: Marku, Pëllumbi, Selmani, Ndrecka

Në mesfushë: Çelhaka, Lakti, Karrica, Dobra

Në sulm: Asllani, Muçi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"