Kukësi zyrtarizon Dostin, Gjici: E mbyllëm merkaton, tani dua realizimin e objektivave

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 23, 2014 | 19:53

Kukësi zyrtarizon Dostin, Gjici: E mbyllëm merkaton, tani dua realizimin e objektivave

Dosti firmos me KukesinZyrtarizohet blerja e fundit te Kukësi. Ashtu sikundër e kishte paralajmëruar një ditë më parë “Panorama Sport”, dje mesfushori Albi Dosti firmosi një kontratë 2-vjeçare me klubin verior. Marrëveshja është arritur paraditen e djeshme, ku dy klubet në fjalë, Teuta dhe Kukësi janë marrë vesh për transferimin e 22-vjeçarit. Ai për këtë sezon do të jetë pjesë e verilindorëve, edhe pse, nga sa mësohet, kontrata është 1+1, pra me opsion rinovimi.
Mesfushori – Durrsaku ndihet mirë për këtë transferim, ndërsa thekson se do të japë maksimumin me fanellën e Kukësit këtë sezon. Dosti e vlerëson ekipin e tij të ri, duke thënë se Kukësi është ekip “piace”, që do të thotë se do t’i shërbejë për një të ardhme më të suksesshme. Ndërkaq, lojtari do t’i bashkohet skuadrës së tij të re ditën e hënë, aty ku do të nisin përgatitjet për sfidën e radhës. “Dy klubet u mirëkuptuan që unë të kaloj te ky ekip ku jam tani. Nuk ka qenë në dorën time ky transferim, pasi kam qenë nën kontratë me Teutën. Megjithatë, jam i lumtur që po nënshkruaj këtu, sepse mendoj se më bën mirë ndryshimi i ambientit. Kukësi është ekip ‘piace’ dhe duhet të japësh maksimumin dhe ta përdorësh si trampolinë për të ardhmen. Vetë objektivi që kjo skuadër ka shpallur, pra arritja e titullit kampion, më bën që të kërkoj nga vetja maksimumin dhe të luftoj për më shumë. Jam i bindur se do t’ia arrijmë qëllimit, pra të fitojmë titullin e parë kampion”, përfundon lojtari më i ri i verilindorëve, i cili duket se është edhe goditja e fundit për merkaton e ekipit të drejtuar nga Artim Shaqiri. Lojtari në ndeshjen e parë pritet që të mos zbresë në fushë, megjithatë nga java e dytë ai do të jetë plotësisht në dispozicion të stafit teknik.
Presidenti – Presidenti Safet Gjici për “Panorama Sport” shprehet se Kukësi me mesfushorin Albi Dosti ka bërë mbylljen e merkatos. Ndërkaq, kreu i Kukësit sqaron situatën për Izuçukun, i cili është një mundësi për t’u rikthyer në ekip. “Me Dostin i kemi dhënë fund merkatos së këtij viti dhe fokusohemi plotësisht te kampionati. Nuk mendoj dhe besoj se në ekip tashmë ka vend bosh”, shprehet fillimisht presidenti Gjici. Më pas, i pyetur për mesfushorin nigerian, Solomonson Izuçuku, ai përgjigjet: “Jemi në kontakte me futbollistin Izuçuku, por java e ardhshme do të jetë vendimtare për të. Jemi të dyzuar për rikthimin e tij, megjithatë do të shohim situatën dhe do të veprojmë”, përfundon Gjici, ndërsa vetë Izuçuku disa ditë më parë për gazetën tonë ka pohuar se do të rikthehet te nënkampionët. Pritet për t’u parë pas sfidës me Vllazninë nëse nigeriani do t’u bashkohet ose jo kuksianëve për këtë kampionat.
Erjon Hamitaj






www.minuta90.com