Kukësi vihet në lëvizje, verilindorët pranë firmës me përforcimin e parë në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2022 | 15:31

Kukësi vihet në lëvizje, verilindorët pranë firmës me përforcimin e parë në sulm

Kukësi duket se ka nisur nga puna në merkato për formimin e një skuadre sa më kompetitive për sezonin e ardhshëm, me verilindorët që duket të jenë pranë firmës me futbollistin e Maqedonisë së Veriut, Jakup Berisha.

566456

“Panorama Sport” mëson se klubi është pranë një akordi për transferimin e futbollistit 22-vjeçar, cili sezonin e shkuar ishte pjesë e ekipit të Pelister Bitola në kampionatin maqedonas dhe pritet që ai të zyrtarizohet si pjesë e “Bluve” në orët e ardhshme.

Kukësi po lëviz kështu për të plotësuar organikën e skuadrës dhe për t’i dhuruar Skënder Gegës një skuadër të denjë për të rivalizuar për titullin kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"