Trajneri i ri i Kukësit, zbulohet stafi dhe ndryshimet e para për lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2022 | 14:40

Trajneri i ri i Kukësit, zbulohet stafi dhe ndryshimet e para për lojtarët

Enkeleid Dobi ka drejtuar dje për herë të parë Kukësin në stërvitje.

KUKESI

Pasi u prezantua me të gjithë lojtarët, trajneri ka nisur të vendosë në zbatim planin stërvitor, teksa risia e parë ishte që nga sot e tutje, kryesisht seancat do të zhvillohen gjatë paradites.

Trajneri i mëparshëm, Skënder Gega, kishte preferuar së fundmi orën 15:00, por Dobi duke diskutuar edhe me grupin e lojtarëve, ka vendosur skuadra të zbresë çdo ditë në fushë në 10:00 ose 11:00.

Duke qenë se ndeshja me Partizanin është spostuar për të hënën, sot trajneri i ri ka menduar të ushtrojë skuadrën me dy seanca.

KUKESI 2

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga “Panorama Sport”, krahu i djathtë i Dobit do të jetë ish-kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti, i cili ka qenë të hënën pjesës e stërvitjes në rolin e ri për herë të parë.

Gjithashtu, si trajner portierësh është preferuar Ermal Nexhipi, i cili ka disa vite që është pjesë e Kukësit dhe ka punuar kohët e fundit më shumë me ekipin U21.

Burime në klub treguan për gazetën se një rikthim në staf pritet të jetë edhe përgatitësi atletik, Iris Selimi, i cili ka qenë te verilindorët edhe në sezonin e kaluar.

KUKESI 3

MBROJTËSI ISIÇ

Qendërmbrojtësi boshnjak, Tarik Isiç, është një prej afrimeve të merkatos së verës te Kukësi, që ishte provuar si titullar thuajse në të gjitha miqësoret e zhvilluara gjatë fazës përgatitore në Turqi.

Mirëpo, befas 27- vjeçari doli jashtë planeve të ishtrajnerit Skënder Gega sapo nisi kampionati.

Në asnjë prej katër ndeshjeve të deritanishme ai nuk është grumbulluar nga Gega, edhe pse ka qenë prezent në çdo seancë dhe nuk ka pasur probleme dëmtimi.

KUKESI 4

Madje përpara se Gega të largohej, lojtari ishte drejt spostimit tek U21, por tashmë me trajnerin e ri, Dobi, gjasat janë që boshnjaku të debutojë në ndeshjen e së hënës ndaj Partizanit, duke qenë ndoshta titullar në mbrojtje, meqenëse mungon për shkak kartonësh portugezi Ferriera.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"