Kualifikueset e Europianit/ Shqipëria U-19 sfidon sot Belgjikën, flet Cungu: Dihet forca e kundërshtarit, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2022 | 9:28

Kualifikueset e Europianit/ Shqipëria U-19 sfidon sot Belgjikën, flet Cungu: Dihet forca e kundërshtarit, por…

Kombëtarja U-19 do të luajë dy ndeshjet e fundit të fushatës kualifikuese për Kampionatin Europian të 2023-shit, që do të luajë sot me Belgjikën dhe me Spanjën në 24 shtator. Të dyja këto ndeshje do të luhen në Belgjikë dhe trajneri i skuadrës, Armando Cungu, është prononcuar për “fshf.org”.

KOMBETARJA U-19 1

“Gjendja e grupit është optimale, me ndonjë përjashtim të vogël të ndonjë lojtari që ka shqetësime fizike, por do të jemi të kompletuar për ndeshjen e parë të eliminatoreve”, tha ai fillimisht.

SFIDA ME BELGJIKËN– Cungu ka analizuar edhe ndeshjen e parë kundër Belgjikës.

“Kemi pasur një analizë video, ku kemi studiuar në detaje kundërshtarin. Patjetër, është e tepërt të flasim për forcën e Belgjikës, por çdo ekip, sado i fortë të jetë, ka edhe dobësitë e veta.

Ne kemi për detyrë të tentojmë të shfrytëzojmë pikat e dobëta të kundërshtarit, sikurse duhet të jemi shumë të kujdesshëm për forcën e Belgjikës dhe Spanjës, dy skuadra të niveleve më të larta botërore në të gjitha moshat. Në fund të fundit, është edhe një kënaqësi për djemtë që të luajnë futboll ndaj këtyre rivalëve”.

PRITSHMËRITË NGA EUROPIANI– “Jemi një grup i ri që premton edhe për vazhdimësinë, natyrshëm që kërkojmë të përgatisim lojtarë për të furnizuar ekipet e moshave dhe Kombëtaren A që është objektivi kryesor.

Mbi të gjitha, do të më pëlqente që të shikoja në fushën e lojës një ekip solid, me besim dhe pa ndjenja inferioriteti, duke prodhuar futboll të bukur.

Nuk hyjmë në fushën e lojës me frikë, por duam t’u tregojmë të gjithëve se dimë të luajmë futboll dhe që kemi shumë vlera, sepse kjo është shumë e rëndësishme për mua si trajner”, përfundoi Cungu.

nd (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"