“Kualifikimin e mbylli ndeshja e parë”, Martini thumbon Tiranën: Uroj ta fitojnë këtë trofe të shumëpritur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2023 | 19:11

“Kualifikimin e mbylli ndeshja e parë”, Martini thumbon Tiranën: Uroj ta fitojnë këtë trofe të shumëpritur

Edi Martini sheh me optimizëm fundin e sezonit për Teutën. Trajneri i durrsakëve, edhe pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë përballë Tiranës, ka theksuar se skuadra vazhdon të besojë për Europën.

martini

“Rezultati i parë ishte ajo që mbylli ndeshjen. Fryti i asaj ishte edhe e sotmja. Është ana psikologjike dhe kur gjendja psikologjike bashkohet me situatën fizike, atëherë bëhet e vështirë.

Eliminimi nuk ndikon absolutisht, ndoshta te Tirana ndikon pak më tepër se për ne. Rezultatet e fundit janë shenja optimizmi, jemi në valle për të hyrë në Kupat e Europës, mund të kapim edhe vendin e katërt. Kemi shumë shpresa ndaj jemi në rrugën e duhur.

Do bëjmë çmosin, kemi mbërritur deri në këtë pikë, tashmë jemi 2 pikë larg Laçit e një pikë larg Vllaznisë. Të gjitha janë të vështira, do të mundohemi të bëjmë maksimumin. Shpresojmë t’ia dalim, kemi ndeshe të vështira përpara, më e vështira është ajo në Shkodër. Por kemi njëfarë shprese që mund të kapim vendin e katërt.

Nuk do dëshiroja ekip tjetër përballë në Kupë. Unë i uroj Tiranës ta fitojnë Kupën, këtë trofe të shumëpritur për ta dhe i uroj suksese në fitimin e Kupës”, tha Martini për “Oversport“ pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"