Kualifikimi në Kupë i Elbasanit, Dede: Ekipi zbatoi detyrat, morëm çka donim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2023 | 10:20

Kualifikimi në Kupë i Elbasanit, Dede: Ekipi zbatoi detyrat, morëm çka donim

Nevil Dede i kënaqet fitores dhe kualifikimit. Pas ndeshjes, trajneri i Elbasanit tha: “E kishim marrë seriozisht këtë takim, edhe pse lezhjanët këtë sezon militojnë një kategori më poshtë. Jam i kënaqur për rezultatin e pastër.

Dede Nevil

Ekipi i zbatoi detyrat, çka u përkthye në rezultat. Gjithsesi, ka vend për përmirësim. Nuk duhet të vetëkënaqemi. Ky rezultat e justifikon punën e një ekipi të mirinvestuar. Rrugëtimi në këtë kompeticion sapo ka nisur. Ëndrrat nuk kanë fund, por ne do t’i qëndrojmë realitetit. Do të luftojmë që të mbijetojmë sa më gjatë.

Kampionati? Jemi të përqendruar te transferta vlonjate. Flamurtari është ekip me emër e histori, ndaj e kemi të qartë se do ta kemi të vështirë. Pozitiv është fakti se do të luajmë në një fushë me kushte të mira, ndaj ne do të mundohemi që t’i kënaqim tifozët me lojë dhe justifikojmë mbështetjen e presidencës. Sa i përket rezultatit, do t’ia lëmë fushës. Ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën e mundshme”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"