Kualifikimi i Shqipërisë në Europian, festa e tifozëve zhvendoset në sheshin… “Skënderbej”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2023 | 0:19

Kualifikimi i Shqipërisë në Europian, festa e tifozëve zhvendoset në sheshin… “Skënderbej”

Festimet e kualifikimit në Euro2024 kanë qenë të shumta në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Kryeqyteti u pushtua nga ngjyrat kuqezi, teksa nuk munguan as fishekzjarrët.  

festa

Në sheshin “Skënderbej” sportdashësit festuan me këngë e valle. Një numër i madh makinash veshur me flamur kuqezi pushtuan rrugët.

Ndërkohë në stadiumin “Air Albania” ishte organizuar një festë e madhe me rastin e kualifikimit të Kombëtares kuqezi e cila duket se nuk shkoi brenda pritshmërive, për shkak edhe të temperaturave të ulta.  

Kombëtarja shqiptare shënoi një kualifikim historik për në kampionatin Europian që do të mbahet në Gjermani. Edhe pse barazoi në ndeshjen e fundin përballë një ekipi modest si Ishujt Faroe, kuqezinjtë arritën të mbanin kreun e grupit E. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"