Kualifikimi i Laçit, zbulohet fjalimi i kapitenit Mazrekaj para ndeshjes në Mal të Zi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2022 | 16:29

Kualifikimi i Laçit, zbulohet fjalimi i kapitenit Mazrekaj para ndeshjes në Mal të Zi

Mentor Mazrekaj po udhëheq Laçin dhe cilësitë e tij dolën në pah edhe në dy ndeshjet ndaj malazezëve të Iskrës në turin e parë të Ligës së Konferencës. Trajneri Shpëtim Duro i ka besuar fantazistit kosovar edhe shiritin e kapitenit për këtë sezon. Para ndeshjes së kthimit ndaj Iskrës, 31-vjeçari ka mbajtur një fjalim motivues në dhomat e zhveshjes, duke dashur të karikojë ekipin pak çaste pasi të futej në fushë.

4534535

 

“Kjo lojë na tregon se sa vlejmë secili prej nesh. Duhet të luajmë me zemër dhe mendje. Të përkrahim njëri-tjetrin dhe të luftojmë për çdo top. Fitore!”, ka thënë Mazrekaj para skuadrës pak minuta para se Laçi të zbriste në fushë, teksa videoja është publikuar në faqen zyrtare të klubit kurbinas në “Instagram”.

Në dhomat e zhveshjes, krahas lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafit, ishte prezent edhe presidenti i Laçit, Pashk Laska.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"