Kualifikim në Kupë pas 16 penalltive, ish-mbrojtësi i Laçit dhe Shpresave protagonist në Kroaci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 21:08

Kualifikim në Kupë pas 16 penalltive, ish-mbrojtësi i Laçit dhe Shpresave protagonist në Kroaci

Mbrojtësi i Shpresave, Jon Mersinaj është bërë protagonist me skuadrën e tij të Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci duke i ndihmuar këta të fundit të kualifikohen në raundin e 1/8-ve të Kupës.

lokomotiva e zagrebit

Ndeshja Dupoljes dhe Lokomotivës së Zagrebit përfundoi me rezultatin e përgjithshëm 1-1 më pas skuadra iu drejtuan 11-metërshave.

Mesinajt iu besua penalltia e katër te skuadra e tij duke u treguar i saktë para portierit vendas që nuk mundi të priste penalltinë e mbrojtësit shqiptar.

Lokomotiva u tregua më e saktë nga penalltitë duke fituar me rezultatin 7-8. Mersinaj ndodhet në sezonin e tij të tretë te Lokomotiva, ndërkohë është aktivizuar dhe për 1 sezon në Superiore te skuadra e Laçit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"