Kthimi si protagonist i Leaos, Adani: Njerëzit paguajnë biletën për paraqitje të tilla

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2024 | 22:35

Kthimi si protagonist i Leaos, Adani: Njerëzit paguajnë biletën për paraqitje të tilla

Protagonisti i madh i fitores së Milanit kundër Fiorentinës ishte padyshim Rafael Leao, i cili me një asistim dhe një gol asfaltoi rivalët. Daniele Adani vlerësoi performancën, por edhe mbi të gjitha rritjen brenda dhe jashtë fushës të portugezi.

rafael-leao-21641242886

“Të gjithë tifozët e futbollit meritojnë të shohin futboll të luajtur nga lojtarë të këtij niveli. Për Leaon mëkati është që, në këtë fazë të karrierës së tij, luan kështu në 30 për qind të ndeshjeve, sepse përndryshe do të ishte një lojtar për nivelet më të larta dhe nga ata që i afron njerëzit me futbollin.

Njerëzi paguajnë biletën për këtë lloj paraqitjesh (, për këtë lloj elegance futbolli e për çdo gjë tjetër që Leao tregon kur është në qasjen e duhur. Kur ai luan kështu, ai është vërtet një kampion”, tha Adani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"